Kronika 19 June 2026, 15:03 Nga VNA

E rëndë/ Dy vajza të mitura humbin jetën në det në Tale të Lezhës

Ndaje në Whatsapp

fsfsfdfds.jpg

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Tales, në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë J.D 9 vjeç dhe A.m 11 vjeç. Mësohet se dy të miturit ndodheshin në një zonë plazhi të pambikëqyrur dhe pa struktura sigurie apo shërbime mbrojtëse. Dyshohet se ata janë futur në ujë dhe, për shkak të kushteve ende të paqarta, nuk kanë arritur të dalin më në breg.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Viktimat janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ngjarja vjen pak ditë pas një tjetër incidenti fatal në bregdetin e Shëngjinit, pranë zonës së njohur si “Rana e Hedhun”, ku dy të rinj humbën jetën në det.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme