Kronika 19 June 2026, 14:38 Nga VNA

Përballja në Administrative mes Veliajt dhe Dados, avokati i kryebashkiakut akuza KLP: Është palë

Ndaje në Whatsapp

 fvdfvdfvd.PNG

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka kundërshtuar në Gjykatën Administrative prapësimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lidhur me kërkesën për moslegjitimimin e Veliajt si palë paditëse në procesin gjyqësor ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado.

Sipas qëndrimit të Veliajt, emërimi i Dados si prokuror në vitin 2008 është kryer në kundërshtim me ligjin, duke e bërë, sipas tij, dekretin presidencial të pavlefshëm dhe për rrjedhojë edhe ushtrimin e detyrës nga ana e tij të paligjshëm.

Në seancë, Ndreca ka akuzuar KLP-në se, sipas tij, po mbron një situatë të paligjshme dhe po përpiqet të pengojë legjitimimin e padisë. Ai ka theksuar se padia është ngritur për shkak të cënimit të interesave të Veliajt, duke argumentuar se atij i është kufizuar liria dhe se Bashkia e Tiranës ndodhet pa drejtuesin e saj.

Ndreca ka deklaruar gjithashtu se KLP, sipas tij, po mban qëndrime kontradiktore në mbrojtjen e saj dhe po tenton të mbyllë çështjen duke mos lejuar shqyrtimin e plotë të pretendimeve të ngritura në gjykatë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme