Kronika 19 June 2026, 12:58 Nga VNA

GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjokaj për vrasjen e Renis Dobrës

Ndaje në Whatsapp

fgnhnhhngh.jpg

Gjykata e Posaçme konfirmoi sërish masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, si dhe ndaj të bashkëpandehurit Petrit Hoxha alias Çakri, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.

Gjatë seancës, tre vëllezërit kërkuan ndjesë ndaj gjykatës dhe prokurorisë për incidentin e ndodhur në seancën e kaluar, ku ata dhunuan në kafazin e xhamtë Petrit Hoxhën, të cilin e akuzojnë se ka shpifur ndaj tyre.

Në lidhje me dhunën ndaj Hoxhës, prokuroria po kryen hetime dhe ka marrë dëshmitë e punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët gjithashtu mbetën të lënduar gjatë akteve të dhunës.

Të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra më 8 korrik 2025.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme