Kronika 19 June 2026, 11:20 Nga VNA

Fundi i misterit? Trupi i ekzekutuar me plumb në kokë dyshohet se i përket Eglant Koçit

Ndaje në Whatsapp
Fundi i misterit? Trupi i ekzekutuar me plumb në kokë dyshohet se i

Dje policia njoftoi se në Cerujë të Elbasanit, në një humnerë gjeti një trup të pajetë që dyshohet se i përket Eglant Koçit, i zhdukur pa gjurmë prej 4 qershorit. Ekspertët zbuluan më vonë gjatë orëve të natës, teksa kryen ekspertizën se viktima ishte qëlluar me plumb në kokë dhe më pas është hedhur në humnerë, prej nga u nxor nga alpinistët e RENEAS.

Sipas të dhënave paraprake, për faktin se Koçi është i vetmi person i denoncuar i zhdukur kohët e fundit dhe të gjitha lëvizjet e dyshuara të autorit i kanë çuar hetuesit në zonën e Elbasanit, dyshohet se trupi i pajetë është i tij, ndonëse familjarët nuk kanë mundur të identifikojnë dot për shkak të dekompozimit. Për këtë arsye, është vendosur të kryhet analiza e ADN-së dhe nëse rezulton e përputhshme me prindërit, trupi do t’i kthehet familjes.

Koçi u mor zhduk më 4 qershor dhe më vonë hetimet zbuluan se ai u mbajt peng në një ambient përballë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar mikun e tij, Armand Shakaj. Sipas hetuesve, Shakaj u filmua duke nxjerrë nga ambienti i tij një qese të zezë brenda së cilës kishte fshehur trupin e shokut të tij.

Shakaj u shpall në kërkim, ndërsa Enea Zyferi, kamarieri i lokalit të tij, u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, pasi kishte fikur energjinë elektronike dhe kishte larë automjetin që u përdor për të zhdukur trupin. Koçi dyshohet të jetë vrarë për shkak të se menaxhonte portofole të kriptomonedhave.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme