Kronika 18 June 2026, 15:30 Nga VNA

GJKKO dënon me 9 vite burg Pëllumb Gjokën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-18 at 3.27.44 PM.jpeg

Gjykata e Posaçme dënoi me 9 vite burgim biznesmenin Pëllumb Gjoka për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit kriminal dhe korrupsionit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për investitorin strategjik është reduktuar në 6 vite.

Ardit Hasanbegasi është cilësuar fajtor dhe dënuar me 5 vite burgim përfundimisht. Të dy u gjykuan në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.

Gjoka po gjykohet në një proces të ndarë për akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Vaun e Dejës dhe grupit kriminal. Vrasja dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim me anëtarë të grupit kriminal Bajri.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme