Kronika 17 June 2026, 15:37 Nga VNA

Trafikantët ndryshojnë strategji, droga shitet si karamele për të joshur adoleshentët

Ndaje në Whatsapp

bfgcfgb.webp

Shpërndarësit e lëndëve narkotike po përdorin gjithnjë e më shumë metoda të reja për të tërhequr të rinjtë dhe adoleshentët drejt konsumit të drogës. Një prej formave më të fundit të evidentuara nga autoritetet është shpërndarja e kanabisit sintetik në formë karamelesh ose xhelatine, një produkt që për shkak të pamjes së tij mund të mos ngjallë dyshime te konsumatorët.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, gjatë pesë muajve të parë të vitit janë sekuestruar rreth 700 gramë të kësaj lënde narkotike, e cila po fiton terren kryesisht përmes shitjeve online.

Hetimet kanë çuar gjithashtu në identifikimin e një ambienti në Durrës, ku droga përpunohej dhe përgatitej në formën e karameleve prej xhelatine për t’u hedhur më pas në treg.

Autoritetet shprehen të shqetësuara pasi kjo lëndë, për shkak të paraqitjes së saj të pazakontë, mund të konsumohet nga adoleshentët pa qenë të vetëdijshëm për përmbajtjen dhe rreziqet që mbart për shëndetin.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka njoftuar edhe Ministrinë e Arsimit, duke kërkuar rritjen e vigjilencës për përhapjen e kësaj droge mes nxënësve dhe të rinjve.

Ndërkohë, gjatë periudhës janar - 15 qershor, në kuadër të operacioneve kundër narkotikëve janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme të drogave të tjera, përfshirë rreth 9 kilogramë kokainë, 3 kilogramë heroinë dhe afro 800 kilogramë kanabis.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme