Kronika 17 June 2026, 11:19 Nga VNA

Dhunohen dy bashkëshortë në Fushë-Arrëz, dyshohet se u sulmuan pas denoncimit të parcelave me kanabis

Ndaje në Whatsapp
Dhunohen dy bashkëshortë në Fushë-Arrëz, dyshohet se u

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Arst, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, fillimisht është sulmuar Skënder Nika, i cili po kthehej nga puna drejt banesës së tij. Më pas, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij, Bardhe Nika.

Burime nga zona bëjnë me dije se motivi i ngjarjes mund të lidhet me një sinjalizim që çifti i kishte bërë policisë rreth tre javë më parë, çka çoi në zbulimin dhe asgjësimin e tre parcelave me kanabis gjatë një operacioni antidrogë.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit. Ndërkohë, dy të dëmtuarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme