Kronika 16 June 2026, 17:15 Nga VNA

Isa Aliu dhe vëllezërit Bibaj në dosjen e SPAK: Morën disa leje nga qeveria, dyshohet se investuan paratë e drogës në ndërtim dhe turizëm

Ndaje në Whatsapp

ok

Një tjetër rast i dyshuar i pastrimit të parave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës ka dalë në dritë në Shqipëri, pas operacionit të zhvilluar nga SPAK.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për 10 persona të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas hetimeve, një pjesë e të ardhurave të krijuara nga trafiku i kokainës është futur në Shqipëri në formë cash dhe më pas është investuar në pasuri të paluajtshme dhe kompani që operojnë kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti është edhe Isa Aliu. Sipas të dhënave të bëra publike, përmes kompanive të lidhura me të, Aliu ka përfituar leje për ndërtimin e resorteve turistike në zona të ndryshme të bregdetit shqiptar, nga Gjiri i Lalzit deri në jug të vendit. SPAK dyshon se një prej kompanive të përdorura për pastrimin e parave është "Aliu Road House" sh.p.k.

fvfvdvfdfvd.PNG 222.PNG 333.jpg 444.png

Pjesë e hetimit janë edhe vëllezërit Bibaj, të cilët zotërojnë një sërë pronash dhe kompani ndërtimi. Ata rezultojnë të kenë investime në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, përfshirë një hotel në Dhërmi, si edhe hotelin "Elisa Tirana", i afiluar me markën ndërkombëtare Melia.

555.jpg

Ky është një tjetër rast se si kapitalet e dyshuara me origjinë kriminale mund të depërtojnë në ekonominë shqiptare, përmes investimeve në ndërtim dhe turizëm, sektorë ku subjektet nën hetim kanë arritur të sigurojnë edhe leje zhvillimi nga institucionet shtetërore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme