Kronika 16 June 2026, 15:16 Nga VNA

Zbulohet fotoja e Armando Pacanit, mes 10 urdhër-arresteve të operacionit me 150 milionë euro pasuri të sekuestruara

Ndaje në Whatsapp
Zbulohet fotoja e Armando Pacanit, mes 10 urdhër-arresteve të

Zbulohet për herë të parë fotoja e Armando Pacanit, një prej emrave më pak të njohur për publikun shqiptar, por që sipas SPAK ndodhet në qendër të një prej hetimeve më të mëdha të viteve të fundit për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash.

Pacani është mes 10 personave për të cilët Prokuroria e Posaçme ka firmosur urdhër-arrest në kuadër të njw operacioni ndwrkombwtar pwr goditjen e krimit tw organizuar.  Sipas hetimeve, grupi kriminal ku ai dyshohet se kishte rol drejtues ka operuar gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine dhe Europë, duke trafikuar sasi të mëdha kokaine drejt tregjeve europiane.

Hetimi i SPAK, i zhvilluar për më shumë se dy vjet në bashkëpunim me autoritete të huaja, ka dokumentuar pesë episode të trafikimit të kokainës, ku janë sekuestruar afro 9 ton lëndë narkotike në Belgjikë, Holandë, Ekuador dhe Kolumbi. Sipas prokurorisë, grupi dyshohet se ka trafikuar në total të paktën 50 ton kokainë.

Por dosja nuk ndalet vetëm te trafiku i drogës. SPAK dyshon se fitimet e krijuara nga kjo veprimtari kriminale janë investuar në Shqipëri përmes kompanive, pasurive të paluajtshme dhe projekteve të ndërtimit. Në kuadër të hetimit janë sekuestruar 491 pasuri, mes tyre vila, apartamente, hotele, toka, automjete dhe 209 llogari bankare me një vlerë të përllogaritur rreth 150 milionë euro.

Mes personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste janë edhe Eldi Dizdari, i njohur edhe si Denis Matoshi, Dritan Gjika, si dhe Oklid Ej Ouejni, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mwhalla në Elbasan.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme