Kronika 16 June 2026, 11:30 Nga VNA

Procesi ndaj Veliajt, avokati këmbëngul: Transmetim live i seancave, ja qëndrimi që mbajti Altin Dumani

Ndaje në Whatsapp
Procesi ndaj Veliajt, avokati këmbëngul: Transmetim live i seancave,

Në gjyqin në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza penale, avokati i Erion Veliajt bëri sërish kërkesë për transmetimin live të procesit.

“Kërkoj lejimin e kamerave për të regjistruar live këtë proces.

Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe pyet kush është dakord e kush jo, kjo është ndërhyrje në punët e gjykatës. Vendimmarrjen e merr trupa gjyqësore. Moslejimi i kamerave në sallë është një goditje e së drejtës kushtetuese që kanë mediat për të transmetuar live”, tha Plarent Ndreca. Avokati këmbënguli më tej që t’i krijohen kushtet Erion Veliajt që të ulet përkrah tij si avokat dhe jo të qëndrojë në kafazin e xhamtë.“Mosprania e tij ndikon drejtpërdrejt në proces.

Ka një korrespondencë mes Komitetit të Helsinkit dhe GJKKO-së, ku përmendet cenimi i dinjitetit me mbajtjen e të pandehurve në kafazin e xhamit.

Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri për mbarëvajtjen e procesit.

Kërkoj që Veliaj të jetë i lirë krah avokatit, që të realizojë mbrojtjen, siç ia garanton Kushtetuta”, theksoi më tej ai.

Avokati theksoi po ashtu se “për sa kohë nuk jemi njohur me provat digjitale, na jepni mundësinë për të bërë kërkesa për pavlefshmëri aktesh, pasi të jemi njohur me provat digjitale”.

Mbrojtësi ligjor u ankua edhe për shpeshtësinë e seancave gjyqësore. Sipas Ndrecës, procesi duhet të zhvillohet një herë në dy javë.

“Vlerësojmë se seanca një herë në javë nuk garanton mbrojtje efektive, është afat shumë i ngushtë.

Të paktën të jenë dy javë nga një seancë në tjetrën”, theksoi ai.

Prokurori Altin Dumani theksoi se për kërkesën e Veliajt për transmetim live gjykata është shprehur.

“Seanca është publike. Barazimi i seancës publike me transmetimin live nuk bazohet në dispozita ligjore.

Në lidhje me kërkesën për gjyq një herë në dy javë, ne kemi kërkesë tjetër. Do t’i kërkonim gjykatës të bënim gjyq çdo ditë. E dimë që kjo nuk është e mundur për shkak të ngarkesës”, theksoi Dumani.

Ndërsa prokurori Ols Dado kërkoi rrëzimin e kërkesës së Veliajt për qëndrim jashtë kafazit të xhamit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme