Kronika 16 June 2026, 07:41 Nga VNA

"Është aluduar për lidhje me Shkëlzen Berishën"/Lala flet për Shtufin: Dyshohet se pastroi paratë e drogës, hante nga të gjithë anët...

Ndaje në Whatsapp

"Është aluduar për lidhje me Shkëlzen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ndërtuesin Ilir Shtufi, i cili dyshohet nga SPAK se ka pastruar paratë e drogës në ndërtime. 

Lla tha se Shtufi ka patur lidhje politike nga të dyja krahët, ndërkohë që planifikonte të investonte në resortin e Samir Manes në Palasë. 

"Është aluduar shpesh për lidhje me Shkëlzen Berishën, i takon hetimit ta zbardhë. Sikurse Shtufi përflitet edhe në dosjen e Belinda Ballukut, del në lidhje edhe me funksionarë të PS. Ka ngrënë nga të gjithë anët, nuk doli nga asgjëja. 

"Ka pastruar sipas SPAK paratë e Luçiano Koçekut. Për lidhjet politike, del njëherë te dosja e Ballukut dhe është folur për lidhje me Shkëlzen Berishën. Këto në dosje nuk përmenden.

Ai planifikonte të investonte edhe në Palasë. Këtë duhet ta hetojë prokuroria. Paralelisht në Palasë, një pjesë e pronave dyshohet të kenë qenë të falsifikuara dhe arkitekti i falsifikimit dyshohet Artur Shehu.

Ka një përmendje të Samir Manes. Sa i përfshirë është zoti Mane, e heton prokuroria. Personazhe si Artur Shehu, Ilir Shtufi, Alfredo Hamzaj që është njeriu qëndror te “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, edhe Artur Koçeku, kishin interes të ndërtonin…

Shtufin e shoh si njeri që ka patur fije të fshehta me pushtetin.

Flitet për tre pallate në dosje, kulla", tha Lala/TPZ

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme