Kronika 15 June 2026, 13:09 Nga VNA

Arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Milano

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të

Arrestohet në Belgjikë, Gerd Gjinarari alias Gert Gjenerali. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për shkak se është dënuar me burg të përjetshëm nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit, në një spital në Milano, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Artur Grorit.

Hetimet zbuluan se Gjinarari, së bashku me Arben Grorin, vëllai i Artur Grorit, hynë në dhomën e spitalit dhe e qëlluan për vdekje Zyberin. Armën e krimit ata e kishin fshehur në një tufë me lule.

Pas dënimit nga gjykata italiane, Gjinarari u ekstradua në vitin 2014 drejt Shqipërisë. Në vitin 2019, gjykata e liroi me kusht. Më vonë, dënimi u rrëzua nga Apeli dhe Gjinarari u rishpall në kërkim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme