Kronika 15 June 2026, 11:52 Nga VNA

Përleshje mes të pandehurve në sallën e GJKKO-së, ndërpriten seancat gjyqësore

Ndaje në Whatsapp
Përleshje mes të pandehurve në sallën e GJKKO-së,

Një incident i rëndë u regjistrua këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë seancës paraprake kundër të pandehurve për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, vëllezërit Fatjon, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj dhunuan brenda kafazit të qelqtë, Petrit Çakrajn.
Tre vëllezërit e akuzojnë Çakrajn se i ka spinuar dhe ka shpifur ndaj tyre para autoriteteve.
Gjatë përleshjes fizike janë dëmtuar edhe tre efektivë të policisë së burgjeve. Gjykata e ndërpreu menjëherë seancën dhe kërkoi ndihmën e policisë. Por deri më tani drejtuesit e GJKKO nuk kanë dhënë shpjegime se përse nuk janë marrë masa për sigurinë fizike për të pandehurit dhe përse Petrit Çakraj është vendosur në të njëjtin kafaz prej xhami, kur ai ka dëshmuar kundër 3 vëllezërve. Renis Dobra u rrëmbye dhe vra për shkak të përplasjeve të grupeve kriminale në trafikun e drogës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme