Kronika 16 June 2026, 12:39 Nga VNA

Hetime në Tiranë për dhunën në Gjykatën e Posaçme, sekuestrohen pamjet dhe audio e seancës

Ndaje në Whatsapp
Hetime në Tiranë për dhunën në Gjykatën e

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike ndaj Petrit Hoxhës Çakrajt brenda kafazit prej xhami në Gjykatën e Posaçme, ku ai bashkë me tre vëllezërit, Fatjon, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj, po gjykohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës. Burime pranë institucionit të akuzës së kryeqytetit po hetojnë për akuzat “kanosje dhe dhunë ndaj dëshmitarit” dhe “kundërshtim të forcave të policisë”. Konfirmohet se grupi i hetimit ka sekuestruar audion e seancës dhe pamjet filmike. Hetuesit do të marrin në pyetje edhe Çakrajn, i cili u dhunua nga Bushgjokajt si dhe tre punonjësit e policisë së burgjeve që mbetën të lënduar. Vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakraj akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra. Petrit Hoxha alias Çakraj ka dhënë shpjegime lidhur me krimin, duke implikuar vëllezërit Bushgjokaj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme