Kronika 17 June 2026, 14:47 Nga VNA

Zjarr pranë inceneratorit të Elbasanit, flakët i afrohen zonës së mbetjeve

Ndaje në Whatsapp

111.jpg

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mesditën e së mërkurës, rreth orës 12:50, në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe bimësi të egër përgjatë lumit Shkumbin, pranë fushës së grumbullimit të mbetjeve dhe inceneratorit të Elbasanit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi të dukshme edhe nga distanca të largëta.

Situata është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, pasi zjarri vijon të jetë aktiv dhe po i afrohet zonës së depozitimit të mbetjeve, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përfshirjen e saj nga flakët.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të izoluar vatrat dhe për të ndalur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Megjithatë, temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike në zonë po e vështirësojnë ndërhyrjen.

Për menaxhimin e situatës emergjente janë vënë në përdorim edhe sistemet hidrante të Landfillit të Elbasanit, të cilat po shërbejnë për furnizimin me ujë të mjeteve zjarrfikëse.

Autoritetet po e monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e fushës së mbetjeve dhe shmangia e një emergjence më të madhe mjedisore.

Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin lëvizjet në zonën e prekur deri në normalizimin e plotë të situatës.

222.jpg
 

Lexo gjithashtu

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme