Kronika 17 June 2026, 14:55 Nga VNA

Braho: Vetingu nuk është imunitet, çdo akt korruptiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve do hetohet nga SPAK

Ndaje në Whatsapp

fgbffgbgb.PNG

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ka deklaruar se procesi i vetingut nuk mund të shihet si një formë garancie apo “imuniteti” për gjyqtarët dhe prokurorët për veprimet e tyre në të ardhmen, duke theksuar se çdo dyshim për korrupsion do të mbetet objekt hetimi penal.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse të procesit të rivlerësimit kalimtar, Braho u shpreh se konfirmimi në detyrë i magjistratëve lidhet vetëm me një periudhë të kaluar dhe nuk i përjashton ata nga përgjegjësia ligjore për veprimet e mëvonshme.

Sipas tij, procesi i vetingut tashmë ka përfunduar, por standardet e kontrollit të pasurisë, figurës dhe aftësisë profesionale do të vazhdojnë të mbeten në fuqi si pjesë e sistemit të drejtësisë.

Braho theksoi se besimi i publikut në sistemin gjyqësor nuk është i garantuar automatikisht, por duhet të fitohet dhe të ruhet përmes profesionalizmit, pavarësisë dhe respektimit të ligjit në çdo vendimmarrje.

Ai shtoi gjithashtu se asnjë gjyqtar apo prokuror nuk gëzon mbrojtje nga ndjekja penale për veprime korruptive që mund të kryhen pas përfundimit të vetingut, duke nënvizuar rolin e SPAK në hetimin e këtyre rasteve.

“Çdo veprim i mundshëm korruptiv i prokurorëve dhe gjyqtarëve është dhe do të mbetet në vëmendjen e SPAK-ut, sa herë që rrethanat e justifikojnë ushtrimin e ndjekjes penale”, u shpreh ai.

Në përmbyllje, kreu i SPAK vlerësoi Reformën në Drejtësi si një proces që krijoi institucione të reja me përgjegjësi të mëdha, duke theksuar se sfida kryesore mbetet zbatimi i tyre me integritet, profesionalizëm dhe respekt të plotë ndaj Kushtetutës dhe ligjit.

Lexo gjithashtu

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme