Kronika 17 June 2026, 17:35 Nga VNA

Policia zbardh emrat e 16 protestuesve të proceduar për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgb.webp

Policia e Tiranës ka bërë publike emrat e 16 personave të proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar ditët e fundit në kryeqytet, gjatë të cilit u bllokuan disa akse rrugore.

Mes të proceduarve janë edhe tre nismëtarët e protestës, Arben Kola, Luçiana Kokaj dhe Arilda Lleshi. Sipas policisë, ata dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Personat e tjerë të proceduar janë Ernest Kapo, Aurel Kujtimi, Tomas Kroja, Mateo Yskollari, Xhonatan Dobrozi, Sergo Tafa, Ilir Xhemalaj, Ergi Qoku, Ervis Krepi, Ali Dizdari, Sokol Gjoka dhe Emir Lecini. Ndërkohë, Eduart Qema dhe Markel Capo janë shpallur në kërkim policor.

Sipas hetimeve paraprake, të proceduarit dyshohet se kanë nxitur pjesëmarrësit të vazhdojnë tubimin përtej orarit të përcaktuar dhe të mos respektojnë perimetrin e njoftuar për zhvillimin e protestës. Si pasojë, janë shkaktuar bllokime të qarkullimit dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në disa zona të Tiranës.

Policia njofton se hetimet vijojnë dhe se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Dy ditë më parë, sipas autoriteteve, u proceduan penalisht edhe 19 persona të tjerë në lidhje me të njëjtën ngjarje.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme