Kronika 17 June 2026, 16:43 Nga VNA

E-mail mes motrave çoi SPAK-un te vila luksoze në White Rocks që sipas hetimeve përdorej nga Belinda Balluku 

Ndaje në Whatsapp
E-mail mes motrave çoi SPAK-un te vila luksoze në White Rocks

Një email i dërguar nga Viola Haxhiademi drejt motrës së saj, D. Haxhiademi, është një nga elementët që ka çuar SPAK-un drejt hetimeve për vilën luksoze që sipas prokurorëve zotërohej në mënyrë të tërthortë nga ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku në kompleksin White Rocks në Dhërmi.

Sipas dosjes hetimore, Viola Haxhiademi, me detyrën e drejtoreshës së Departamentit Administrativ në “Albcontrol” sh.a, komunikon me motrën e saj dhe e informon se Belinda Balluku disponon një njësi banimi në kompleksin White Rocks.

“Nga kqyrja e aktit të ekspertimit nr.203, datë 08.10.2024, ku është ekspertuar aparati celular i tipit iPhone i Viola Haxhiademit, rezulton se në datën 13 shkurt 2018, në orën 20:27, nga adresa e postës elektronike të Viola Haxhiademit dërgohet email në drejtim të postës elektronike të motrës së saj. Emaili ka përmbajtjen: ‘Zemër, po të dërgoj fotot e Belës që të kuptosh çfarë është shtëpia. Të kam dërguar dhe planin e projektit për të parë për cilën bëhet fjalë. Bela ka F5 ndërsa ne kemi F6. Po të shikosh foton që kam bërë nga afër me vilat, kam vizatuar dhe ku do bëhet pishina. Më pëlqen shumë’”, citohet në dosjen e SPAK-ut.

Sipas prokurorëve, ky komunikim mes motrave lidhet me dy njësi banimi në kompleksin White Rocks, në zonën e Drimadhës, Gjilek, Dhërmi, të ndërtuara nga shoqëria “Eurocol”, kompani e cila sipas hetimeve kishte fituar tenderë pranë Albcontrol në periudhën kur institucioni drejtohej nga Belinda Balluku.

SPAK thotë se ky email ka mjaftuar për të nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar, sipas konkluzioneve të dosjes, se vila është në pronësi të tërthortë të Ballukut dhe familjarëve të saj.

Sipas hetimeve, Balluku e ka përdorur vilën nga qershori i vitit 2019 dhe në vijim. Gjatë kontrollit të ushtruar me vendim të Gjykatës së Posaçme, hetuesit kanë konstatuar se ambienti përdorej rregullisht nga ish-zv.kryeministrja, ndërsa arredimi dhe pajisjet elektronike ishin vendosur prej saj.

Në vilë janë gjetur piktura të vendosura në mure me inicialet e vajzës së Ballukut, zbukurime për festa ditëlindjeje me emrin e djalit të saj, ndërsa në televizorin e dhomës së ndenjjes është konstatuar i hapur Netflix me adresën elektronike të llogarisë së Ballukut, ku si përdorues figuronin vetë ish-ministrja dhe fëmijët e saj.

(Vijon)

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme