Kronika 18 June 2026, 13:04 Nga VNA

Tensione në Kuvend: PD bllokon foltoren, Peleshi ndërpret seancën dhe jep një orë pushim

Ndaje në Whatsapp

vfvdfvd.webp

Tensionet kanë vijuar edhe pas dy ndërprerjeve të njëpasnjëshme në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Për shkak të situatës së krijuar në sallën e Kuvendit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi të ndërpresë punimet për një orë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të mundësuar vijimin normal të seancës.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të bllokojnë foltoren e Kuvendit, duke kundërshtuar zhvillimin e punimeve. Më herët, Peleshi i kishte dhënë fjalën ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Prej disa minutash, deputetët demokratë kërkojnë të marrin fjalën, ndërsa drejtuesi i seancës këmbëngul që ata të rikthehen në vendet e tyre dhe punimet të vijojnë sipas rendit të ditës të miratuar nga Kuvendi.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme