Kronika 18 June 2026, 17:24 Nga VNA

Kryemadhi lexon mesazhet me Ramën pas seancës në GJKKO: Janë nxjerrë jashtë kontekstit, nuk provojnë akuzat

Ndaje në Whatsapp

dvdfvv.PNG

Në prononcimin për mediat pas seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi u ndal te komunikimet telefonike të përfshira në dosjen hetimore, duke deklaruar se ato janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe nuk provojnë akuzat e ngritura ndaj saj.

Ish-deputetja lexoi para gazetarëve disa mesazhe të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama në tetor të vitit 2014, të cilat sipas saj lidhen me procesin e rilicencimit të AMC-së dhe funksionimin e AKEP-it.

“Në një nga mesazhet i shkruaj Edi Ramës: ‘E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me e mbyll me bordin e vjetër. Nesër nëse mundesh me e zgjidh, por të jenë të dy bashkë edhe Ahmetaj edhe Milena, që të rrinë në një fjalë se bëhet rrëmujë’”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo lexoi edhe një tjetër mesazh drejtuar Ramës: “Plus, siç e di ti, pavarësisht çudive që na kanë ndodhur e ia kemi bërë njëri-tjetrit, ne të dyve na bashkon shija. Është çudi më vete”.

Duke komentuar komunikimet, Kryemadhi u shpreh me ironi: “Jam kënaqur me këto mesazhe. Sa shumë i paskam dashur. I paskam ruajtur se paska pasur shumë gjëra të bukura”.

Më tej, ajo deklaroi se një pjesë e madhe e akuzave mbështetet në mesazhe telefonike që, sipas saj, janë interpretuar në mënyrë të gabuar. Kryemadhi u ndal edhe te komunikimet me ish-kreun e AKEP-it, Piro Xhixho, duke theksuar se nuk ka pasur biseda që lidhen me pretendimet e SPAK për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme