Kronika 18 June 2026, 16:54 Nga VNA

Policia procedon penalisht 23 protestues të tjerë

Ndaje në Whatsapp

fgbfgb.jpg

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 23 protestues të tjerë pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se disa pjesëmarrës kanë organizuar dhe drejtuar tubimin, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve në disa akse rrugore të kryeqytetit, në kundërshtim me itinerarin e njoftuar paraprakisht.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas garantimit të rendit gjatë tubimit, kanë kryer veprime hetimore dhe procedurale për identifikimin e personave që dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin gjatë protestës. Në përfundim të verifikimeve, janë proceduar penalisht 23 protestues të tjerë, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme