Kronika 18 June 2026, 17:13 Nga VNA

Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku pas paralajmërimit të saj në rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp

bgf.webp

Dy përfaqësues të familjes Bajri, Behar Brajoviq dhe Safet Rustemi, kanë dorëzuar një kallëzim penal në SPAK kundër deputetes Marjana Koçeku, duke e akuzuar atë për shpifje dhe kërcënim publik.

Shkak për këtë padi është bërë një postim i deputetes në rrjetet sociale, i datës 17 qershor 2026, ku ajo drejtohej publikisht me frazën: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”

Sipas kallëzuesve, kjo deklaratë përbën një akuzë tërësisht të pabazuar që lë të kuptohet se familja e tyre ka kërcënuar deputeten, ndërsa nga ana tjetër përmban një kërcënim të hapur ndaj tyre, ndaj dhe i kërkohet SPAK-ut të regjistrojë procedimin, të hetojë rrethanat dhe të administrojë provat.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së të dielës nga vetë Koçeku, e cila njoftoi se nuk është më pjesë e Partisë Socialiste dhe i u përgjigj presionit për dorëzimin e mandatit me thirrjen për shpërndarjen e Parlamentit, duke sfiduar se do t'i mundte të gjithë nga Tirana.

Aktualisht, deputetja ka vendosur një bllokadë totale për mediat dhe, sipas burimeve, nuk ka hapur telefonin as për anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa zyrtarisht nuk ka dorëzuar ende asnjë kërkesë për largim nga ky grup apo për kalimin si deputete e pavarur.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme