Kronika 19 June 2026, 11:32 Nga VNA

Laborator falsifikimi dokumentesh në Rrushkull, arrestohen babë e bir dhe bashkëpunëtori i tyre

Ndaje në Whatsapp
Laborator falsifikimi dokumentesh në Rrushkull, arrestohen babë e bir

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjeneralitetet”, duke zbuluar një laborator për falsifikimin e dokumenteve në fshatin Rrushkull të Durrësit. Në pranga kanë rënë Hashim Markaj, 53 vjeç, djali i tij Sulejman Markaj, 24 vjeç, si dhe Elidon Vladi, 37 vjeç.

Sipas hetimeve, të arrestuarit kishin përshtatur banesën e tyre për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si diploma, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente aplikimi për institucione të ndryshme, kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, 2 vula false, 6 telefona celularë dhe 3 kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme