Kronika 19 June 2026, 14:22 Nga VNA

Apeli i GJKKO zbut masën e sigurisë për Ilir Selmanin, kalon në arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp

weffr.jpg

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për Ilir Selmani, duke e kaluar atë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Selmani akuzohet si një nga personat e përfshirë në ngjarjen e vrasjes së ish-policit Santjago Malko.

Sipas vendimit të gjykatës, ndryshimi i masës së sigurisë është bërë për shkak të shuarjes së afateve të paraburgimit.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet lidhet me ekzekutimin e Malkos, i cili dyshohet se është vrarë nga një grup kriminal i njohur si “Duka”, në kuadër të një hakmarrjeje të lidhur me Ervis Martinaj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme