Kronika 19 June 2026, 13:37 Nga VNA

SPAK dyshon se pasuria lidhet me Belinda Ballukun, Igli Tare ankimon sekuestrimin e vilës në Dhërmi

Ndaje në Whatsapp

nhghghghghh.PNG

Ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e një vile në fshatin Gjilekë, Dhërmi. Prona është sekuestruar nga SPAK, pas dyshimeve se përbën një pasuri të fshehur që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku.

Sipas hetimeve, dyshohet se vila është përfituar si ryshfet nga kompania Eurocol, e cila pretendohet se është favorizuar në një tender publik në kohën kur Balluku mbante detyrën e drejtoreshës së Albcontrol.

Nga ana e tij, Tare pretendon se vila është pronë e ligjshme e tij dhe e konsideron të padrejtë masën e sekuestros së vendosur ndaj saj.

Seanca për shqyrtimin e ankimit është caktuar të zhvillohet më 30 qershor në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Ndërkohë, Belinda Balluku po hetohet në lidhje me dyshime për abuzim me tendera të infrastrukturës, korrupsion dhe pastrim parash.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme