Kronika 19 June 2026, 14:17 Nga VNA

Seanca për padinë ndaj prokurorit Olsi Dado, Veliaj ankohet për mungesën e KLP-së

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvdfd.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e tij kundër emërimit të prokurorit Ols Dado.

Seanca gjyqësore po zhvillohet në mungesë të përfaqësuesve të Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Gjatë deklarimeve në sallën e gjyqit, Veliaj ka pretenduar se KLP nuk ka dhënë përgjigje lidhur me çështjen dhe, sipas tij, institucioni “është më shumë në heshtje sesa në transparencë”, duke shtuar se nuk është mbajtur asnjë mbledhje për ankesën e paraqitur.

Nga ana tjetër, avokati i prokurorit Ols Dado ka kërkuar që gjykimi të vijojë edhe në mungesë të KLP-së, me argumentin se pretendimet e tyre janë dorëzuar tashmë pranë gjykatës.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të pretendimeve të palëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme