Politika 18 September 2024, 09:43 Nga VNA

Dashnor Sula: Thirrje për grevë urie dhe radikalizim të opozitës, kërkon dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Dashnor Sula: Thirrje për grevë urie dhe radikalizim të

Deputeti demokrat Dashnor Sula, gjatë një interviste në A2 CNN, kritikoi ashpër qeverinë për korrupsion, arrogancë dhe shpërfillje të ligjit. Sula theksoi se situata ka arritur në një pikë ku vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen, duke i bërë thirrje Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ose gjithë trupës gjyqësore, të japin dorëheqjen.

“Nuk mund të shkelet Gjykata Kushtetuese. Kryetari i saj duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka shtet ligjor nëse nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese,” tha Sula.

Gjithashtu, ai bëri thirrje për një radikalizim të aksionit opozitar, duke paralajmëruar grevë urie si formë proteste. “Është momenti për radikalizim. Grevë urie dhe sakrificë sublime. Ka burra në parlament. Unë jam i pari që hyj në grevë,” u shpreh deputeti demokrat.

Ai nënvizoi se nuk duhet të ketë më marrëveshje me mazhorancën, dhe opozita duhet të ndërmarrë veprime më të ashpra për të mbrojtur demokracinë.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme