Politika 17 September 2024, 09:56 Nga VNA

Zyra të reja për administratën publike/ Rama: Konkurs ndërkombëtar me 10 studio arkitekturore

Ndaje në Whatsapp
Zyra të reja për administratën publike/ Rama: Konkurs

Qeveria ka hapur një konkurs ndërkombëtar ku 10 studio arkitekturore prestigjioze do të konkurrojnë për të ndërtuar zyra të reja për administratën publike. Studiot pritet të paraqesin projekt-idetë e tyre përpara një jurie profesionale, duke propozuar 4 zhvillime të reja, ndërsa shteti do të ofrojë vetëm pronat publike, pa asnjë shpenzim tjetër financiar.

Rama tha se do të ndërtohet një kompleks i madh qeveritar ku do të vendosen një sërë institucionesh shtetërore që ofrojnë shërbime publike.

Ky projekt synon të sjellë një standard të ri në hapësirat e punës, duke u siguruar punonjësve të administratës mjedise dinjitoze. Kryeministri Edi Rama u shpreh se 20 projekte të reja do të pasurojnë arkitekturën bashkëkohore të Tiranës, duke e bërë qytetin edhe më tërheqës për sipërmarrjet vendase dhe të huaja, si dhe për vizitorët.

Sipas kryeministrit, kjo nismë përbën një shtysë të rëndësishme në transformimin urban të kryeqytetit, i cili po zhvillohet dita-ditës në një qendër moderne dhe tërheqëse.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme