Politika 16 September 2024, 13:27 Nga VNA

Zyrtarja e SHBA: Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
Zyrtarja e SHBA: Shqipëria duhet të forcojë luftën

Gjatë Konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Hyland deklaroi se korrupsioni mbetet një problem serioz për vendin dhe theksoi nevojën që qeveria shqiptare ta mbajë këtë fenomen nën kontroll për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe përmirësimin e klimës së investimeve.

“Shqipëria ka bërë hapa përpara, por është jetike që korrupsioni të luftohet në mënyrë sistematike dhe të mbetet një prioritet i vazhdueshëm i institucioneve,” tha Hyland. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor po intensifikohet dhe lufta kundër korrupsionit mbetet një ndër sfidat kryesore për rajonin.

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsionin do të integrohet në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim.

Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë. Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë. Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë është që Shqipëria të marrë në konsideratë  cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj”, tha zyrtarja e DASH.

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme