Politika 14 September 2024, 14:55 Nga VNA

Pas akuzës/Berisha sulmon prokurorët e SPAK: Mostrat e fëmijëve tanë

Ndaje në Whatsapp
Pas akuzës/Berisha sulmon prokurorët e SPAK: Mostrat e

Vetëm pak ditë pasi i njoh me akuzat e SPAK, në lidhje me çështjen "Partizani", kreu i PD, Sali Berisha sulmoi ashpër prokurorët e SPAK. Gjatë një konference për shtyp ku ka bërë analizën e aktakuzës së SPAK që e ka marrë si të pandehur për dosjen e privatizimit të klubit “Partizani”, lideri i opozitës i quajti prokurorët "mostrat e fëmijëve tanë". Këto etiketime i bërë duke u nisur nga fakti se ata e kanë quajtur si korruptim të ish kryeministrit faktin se fëmijët e tij me bankë i kanë dhënë gjatë viteve 118 mijë euro donacione fëmijëve autikë të fondacionit të Liri Berishës. “Këta mostra të fëmijëve tanë kanë thyer kodin e shqiptarit duke publikuar edhe emrat e fëmijëve autikë ndaj të cilëve janë dhënë donacionet”, tha Berisha duke i folur me videokonferencë gazetarëve të mbledhur në selinë e PD. Berisha ka denoncuar gjithashtu faktin se biznesmeni i marrë i pandehur bashkë me të për korrupsion, Fatmir Bektashi, akuzohet se ka financuar Berishën në këmbim të lejeve të pallateve duke financuar fondacionin Fëmijët shqiptarë, duke i prerë një biletë në vitin 2023 këngëtarit Rikardo Koçiante dhe Elihadia Danit, e të tjera detaj si këto. Sipas liderit të PD këto detaje qesharake përbëjnë provat e korruptimit të tij. “Sulmi ndaj fëmijve autikë është prova e këtyre njerzëve të denatyruar” tha ai duke përligjur togfjalëshin “mostrat e fëmijëve tanë”. Të akuzosh se Abi Malltezi më ka korrupuar mua duke paguar për fëmijët autikë, kjo është absurde” tha lideri i PD.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme