Politika 13 September 2024, 09:56 Nga VNA

Rama mbledh deputetët në Elbasan/ Fokus antikorrupsioni dhe strategjia e komunikimit me qytetarët

Ndaje në Whatsapp
Rama mbledh deputetët në Elbasan/ Fokus antikorrupsioni dhe strategjia

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me deputetët socialistë në Elbasan.

Ky takim ka për qëllim të prezantojë punën e komisioneve të posaçme që trajtojnë çështjet e antikorrupsionit dhe dezinformimit.

Një tjetër fokus i rëndësishëm i diskutimeve do të jetë përmirësimi i mënyrës së komunikimit të deputetëve me qytetarët. Gjatë sesioneve të ndryshme të takimit do të flasin Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Majlinda Dhuka.

2 kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, jo vetëm do të analizojnë, por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e punës në vazhdimësi.

Në fund, kryeministri Rama pritet të japë mesazhin e tij.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme