Politika 12 September 2024, 10:42 Nga VNA

Rama as mohon as pohon eskportin e mbetjeve të rrezikshme, akuzat janë fantazi

Ndaje në Whatsapp
Rama as mohon as pohon eskportin e mbetjeve të rrezikshme, akuzat janë

Kryeministri Rama ka mohuar të jetë bërë eksport i mallrave të rrezikshme nga Porti i Durrësit. S' ka asnjë provë për mbetje të rrezikshme tha kryeministri në interpelancën e kerkuar nga Gazment Bardhi.

Rama tha se prokuroria po heton dhe se vetëm hetimi jep përgjigje përfundimtare. Ngarkesa të tilla janë pranuar dhe nga vendet e BE tha ai, por akuzat e ngritura janë nga ata që luajnë me ndjeshmërinë njerëzore me dëshmi pa fakte.

"Në çdo dokument të paraqitur nga subjektet private është shumë e qartë se eksporti i mallrave nuk eshtë eksport mbetjesh të rrezikshme. Nuk është kryer asnjë analize për keto mallra as nga transportuesi as nga autoritetet e vendit tranzitues në BE madje as nga vendi pritës. Pika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën e analizëns së mallit nga vendet europian. Në të dyja rastet, eksporti i mallrave, mallrat e deklaruara si okside hidrokside hekuri, janë eksportuar me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave kontinerike përkatëse. Janë magazinuar përkohësisht në vet e BE ku askush nuk i ka penguar. Më pas janë lejuar të vijojnë intenerarin.

Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme as në katalogët europianë. Aludimi për mosveprim është në rastin më të mirë alogjik ose në rastin më të keq, aludim psiko-patologjik." tha Rama në interpelancë

 

 

 

 

 

 

 

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme