Politika 16 September 2024, 22:36 Nga VNA

Argita Malltezi: Do të angazhohem në fushatë, ku të më caktojnë, ndoshta në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Argita Malltezi: Do të angazhohem në fushatë, ku të më

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, në një intervistë për Euronews Albania, ka lënë të kuptohet se mund të angazhohet në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e përgjithshme. E pyetur nëse do të punonte me Belind Këlliçin, si drejtuesin e qarkut të Tiranës, ajo u shpreh se do të ishte e gatshme të bashkëpunonte me të.

"Do të jem në krah të Belind Këlliçit nëse do ma kërkojë," – tha Malltezi.

Argita Malltezi iu përgjigj edhe kritikave mbi faktin që PD nuk caktoi një grua si drejtuese politike, duke theksuar se Kuvendi dhe Shqipëria janë nën kontrollin e bandave.

"Kuvendi qeveriset nga bandat, dhe është e vështirë të kesh një grua si drejtuese qarku," – tha ajo.

Si zakonisht në intervistat e saj të fundit, Malltezi e la të hapur mundësinë për të drejtuar Partinë Demokratike. Sipas saj, nëse do të vinte në krye të PD-së, do të kishte mënyrën e saj të drejtimit dhe beson se energjia e një gruaje është e duhura për të udhëhequr një forcë politike.

"Nëse do të vijë në krye të PD-së, do të flas për mënyrën time të drejtimit. Mund të them se energjia e një gruaje është e fortë dhe e duhura për të drejtuar një forcë politike," – përfundoi Argita Malltezi.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme