Politika 16 September 2024, 13:42 Nga VNA

Abuzime me fondet për zgjedhjet e 14 Majit/ KQZ propozon gjoba për PD, PL, PR dhe 8 parti të tjera

Ndaje në Whatsapp
Abuzime me fondet për zgjedhjet e 14 Majit/ KQZ propozon gjoba për

Ilirjan Celibashi, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka njoftuar miratimin e gjetjeve të raportit të auditimit mbi fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023.

KQZ i propozon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për këto parti politike:

“Partia Aleanca Progresiste LZHK”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1. 000. 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

“Partia e Lirisë”, me gjobë në vlerën 500.000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

“Partia Bindja Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

“Partia Fryma e Re Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor

“Partia Nisma Thurje”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

“Partia Agrare Ambjentaliste”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor

“Partia Demokracia Sociale”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

“Partia Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

“Partia Republikane Shqiptare”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.

 

Video

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

Toni Gogu pranon takimin me Veliajn por mohon ultimatumin e Ramës. Kush e provon çfarë u tha në burg?

Policia kanë shoqëruar disa qytetarë që po kalonin pranë zonës ku po zhvillohet protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Qytetarët janë ndaluar teksa po ecnin në trotuar, pa u evidentuar ndonjë incident në momentin e ndërhyrjes. Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të qytetarëve dhe nëse ndaj tyre ka pasur ndonjë dyshim për shkelje të ligjit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme