Politika 17 September 2024, 20:59 Nga VNA

Dinamika elektorale: Edi Rama mobilizon patronazhistët, PD e bllokuar nga beteja familjare

Ndaje në Whatsapp
Dinamika elektorale: Edi Rama mobilizon patronazhistët, PD e bllokuar nga

10 ditët e fundit kanë qenë intensive për kryeministrin dhe kryetarin e opozitës. Kryeministri, përmes një serie takimesh, me deputetë, kryetarë bashkie apo anëtarë të PS ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e ardhshme, duke krahasuar rezultatet e pritshme të tij me ato që e djathta arriti në zgjedhjet famëkeqe të vitit 1997.

Nga ana tjetër, opozita është bllokuar në betejën e familjes Berisha me drejtësinë, veçanërisht me SPAK-un. Në këto 10 ditë, nuk ka pasur asnjë takim me drejtuesit e qarqeve, asnjë organizim për zgjedhjet e ardhshme dhe, më e rëndësishmja, asnjë plan apo strategji elektorale për të përballuar makinerinë elektorale të Partisë Socialiste.

Nuk është sekret që PS-ja e drejtuar nga Rama përdor çdo formë joligjore për të marrë votat – nga përdorimi i bandave, administratës, patronazhistëve dhe çdo resursi tjetër që ofron pushteti. Ndërkohë, përballë ndodhet një opozitë e copëzuar, pjesa më e madhe e së cilës, me logon e PD-së, ka fokusuar gjithë energjitë e saj në mbrojtjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Edhe sikur të konsiderohet e mirëqenë se këta të dy janë të pafajshëm dhe po sulmohen padrejtësisht, a mundet që një parti që pretendon të rrëzojë Ramën të përqendrojë gjithë energjitë e saj në betejën e familjes Berisha me SPAK-un? A e ndihmon kjo PD-në të bëhet alternative dhe të sfidojë Ramën dhe ofertën e tij?

Si do ta realizojë PD ultimatumin e saj për një qeveri teknike? Të gjitha këto pyetje meritojnë përgjigje, të cilat për momentin opozita shqiptare nuk është në gjendje t'i japë.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme