Politika 17 June 2026, 14:11 Nga VNA

Berisha dënon kërcënimet ndaj Marjana Koçekut dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestë

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfgb.PNG

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, reagoi ndaj kërcënimeve që sipas tij i janë bërë deputetes Marjana Koçeku, e njohur publikisht si Neomalësorja, e cila së fundmi u largua nga Partia Socialiste.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për këto veprime, duke deklaruar se ai vepron sipas “ligjit të mafias” dhe jo sipas ligjit të shtetit.

Duke komentuar rastin e Koçekut, ai i cilësoi të papranueshme dhe të dënueshme kërcënimet ndaj deputetes, duke përsëritur akuzat se pas tyre qëndron kryeministri Rama.

Berisha adresoi kritika edhe ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj. Ai e konsideroi publikimin në Kuvend të listës së kompanive të deputetit Agron Shehaj si një akt shantazhi politik dhe kërkoi marrjen e masave ndaj ministrit.

Kryedemokrati ngriti gjithashtu akuza ndaj zyrtarëve të qeverisë, duke pretenduar se veprimet e tyre përbëjnë tejkalim të kompetencave dhe përdorim të institucioneve për qëllime politike.

Në fjalën e tij, lideri demokrat u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës që t’i bashkohen protestës si individë të lirë dhe jo në emër të partive politike. Sipas tij, protesta përfaqëson një kauzë qytetare kundër korrupsionit, krimit dhe abuzimeve me pushtetin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme