Politika 17 June 2026, 11:41 Nga VNA

Berisha zbulon sërish vlerat e fibrës qytetare të protestës, por jo aq sa të dalë në shesh

Ndaje në Whatsapp
Berisha zbulon sërish vlerat e fibrës qytetare të

Teksa protesta qytetare ka hyrë në javën e tretë dhe në bulevard vazhdojnë të dëgjohen njësoj fort thirrjet “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”, Sali Berisha vijon të jetë një nga mbështetësit më entuziastë të saj. Të paktën nga distanca.

Edhe këtë të martë, kryetari i Partisë Demokratike gjeti kohë të komentojë protestën, të lavdërojë “fibrën qytetare” dhe të ftojë shqiptarët t’i bashkohen asaj. Gjithçka, natyrisht, pa e shqetësuar dilemën që po e shoqëron prej ditësh: si të mbështesësh një protestë ku një pjesë e protestuesve kërkojnë edhe burgosjen tënde.

Në një takim me Departamentin e Arsimit në PD, Berisha u ndal te akuzat ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë “tradhtar”, “super-tradhtar”, përgjegjës për shpopullimin e vendit, dëmtimin e interesave të Kosovës dhe atë që ai e quajti “gjenocid demografik” përmes emigrimit masiv të shqiptarëve.

Sipas Berishës, protestuesit kanë të drejtë kur i drejtohen Ramës me thirrjen “o tradhtar”, pasi, sipas tij, kryeministri është sjellë ndaj Kosovës “më keq se Vuçiçi”. Ai e akuzoi Ramën se ka mbështetur politika në dëm të Prishtinës, ndërsa ka vepruar si avokat i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në forumet ndërkombëtare.

Berisha foli gjithashtu për Portin e Durrësit, të cilin e quajti një grabitje me vlerë 4 miliardë euro, dhe ironizoi projektin e kullave të Dubait duke thënë se “pallatet e 1001 netëve po fundosen në rërë”.

Megjithatë, pavarësisht vlerësimeve të shumta për protestën dhe pjesëmarrësit e saj, Berisha vazhdon të mbetet spektatori më i famshëm i saj. Ai i fton qytetarët të dalin në shesh, i përgëzon për qëndresën dhe i cilëson si shpresën e vendit, por ende nuk ka marrë guximin të bashkohet me ta në bulevard.

Ndoshta sepse është e vështirë të ngjitesh në një podium kur nga poshtë dëgjon njëkohësisht “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme