Politika 16 June 2026, 14:14 Nga VNA

“Pengesa që opozita të vijë në pushtet”, Salianji-Berishës: Pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve?

Ndaje në Whatsapp

fbfgfgbfgb.jpeg

Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar atë si pengesën kryesore për ardhjen e opozitës në pushtet.

Në një deklaratë publike, Salianji u shpreh se Berisha po e mban të bllokuar Partinë Demokratike dhe, sipas tij, po ndikon që ajo të mos arrijë rotacionin politik.

“Sali nuk je më opozita, por je pengesa që opozita të vijë në pushtet. Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij”, deklaroi Salianji.

Ai shtoi se, sipas tij, prej muajsh demokratët në takime kanë kërkuar largimin e Berishës, duke pretenduar se sallat dhe sheshet mbushen me zëra kundër drejtimit aktual të partisë.

Salianji kritikoi gjithashtu mënyrën e drejtimit të Partisë Demokratike, duke thënë se gara e brendshme është dëmtuar dhe se partia është “mbajtur peng për interesa personale”.

Në deklaratën e tij, ai e cilësoi situatën politike si përballje mes dy qasjeve që, sipas tij, pengojnë demokracinë.

“Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci”, u shpreh ai.

Salianji e sfidoi gjithashtu Berishën të flasë për një çështje që ai e quan “kulla e ortakërisë me Ramën” pranë Pallatit të Kongreseve, duke e akuzuar se shmang debatet për çështje të rëndësishme publike.

“Kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol”, tha ai.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme