Politika 16 June 2026, 10:48 Nga VNA

I tha ministrit "hajdut, maskara", PS përjashton 30 ditë nga Kuvendi Agron Shehajn

Ndaje në Whatsapp

Kuvendi përmes Komisionit të Etikës sapo ka përjashtuar me 30 ditë deputetin Argon Shehaj. 

Vendimi u mor me kërkesë të Partisë Socialiste, pasi në seancën e fundit, mes tij dhe ministrit të financave pati debate. 

Madje, pas disa paralajmërimeve, kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ishte përjashtuar nga seanca plenare. Kjo erdhi pas debateve të forta verbale që ai shkëmbeu me ministrin Petrit Malaj, ku Shehaj iu drejtua këtij të fundit me një gjuhë të ashpër dhe ofenduese.

Agron Shehaj drejtuar ministrit Petrit Malaj: Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë, çfarë i bën ti more maskara? Çfarë i bën? Më thuaj? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon? Si guxon, maskara. Je maskara, je një maskara, placo, hajdut.

Teksa deputeti i kërkonte llogari ministrit, ky i fundit nxori disa dokumente të kompanisë private të Agron Shehajt duke e akuzuar se po nxjerr paratë jashtë vendit. 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme