Politika 15 June 2026, 21:28 Nga VNA

Rama i largohet zhurmës së protestave, ekspozon veprat e tij i pashqetësuar në Zvicër

Ndaje në Whatsapp

vddfdfdfvfvd.PNG

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Dritan Zagani, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga Zvicra, ku në sfond shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë një ekspozite artistike të hapur prej tij në Gjenevë.

Postimi vjen në një moment kur prej dy javësh mijëra qytetarë janë mbledhur në protesta të vazhdueshme, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe adresimin e shqetësimeve të tyre.

Videoja e publikuar nga Zagani ka ngjallur reagime në rrjet, pasi kryeministrit ka vënë në dukje kontrastin mes angazhimit të Ramës në aktivitetet artistike jashtë vendit dhe situatës së tensionuar politike në Shqipëri.

Ndërkohë që protestat vijojnë dhe kërkesat e qytetarëve mbeten të pandryshuara prej 15 ditësh radhazi, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të jetë i pranishëm në Gjenevë, ku po prezanton punimet e tij artistike në kuadër të një ekspozite të hapur për publikun.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme