Politika 14 June 2026, 21:03 Nga VNA

Dita e 15 e protestës: Ftesë për Marjana Koçekun, thirrje për SPAK-un dhe marshim në rrugët e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Dita e 15 e protestës: Ftesë për Marjana Koçekun, thirrje

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e saj të 15-të, duke sjellë këtë herë një ftesë publike për deputeten Marjana Koçeku, e cila së fundmi është vetëdeklaruar deputete e pavarur. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt sheshit përpara Kryeministrisë.

Në foltoren e protestës u ngjitën dhjetëra qytetarë, shumica prej tyre të ardhur nga diaspora, të cilët përsëritën mesazhet dhe kërkesat që kanë shoqëruar tubimet e ditëve të fundit. “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “Shqipëria e re” ishin sloganet që u dëgjuan për një kohë të gjatë nga pjesëmarrësit.

Megjithatë, jo të gjithë e pritën me entuziazëm afrimin e Marjana Koçekut me protestën. Një ish-student, gjatë fjalës së tij, tha se kishte protestuar krah saj vite më parë në protestën studentore, por sipas tij ajo më pas kishte tradhtuar idealet e asaj lëvizjeje duke u vënë në shërbim të Edi Ramës.

Ndërkohë, një nga zërat më aktivë të protestës, Arben Kola, në përfundim të fjalës së tij i bëri thirrje SPAK-ut të përshpejtojë hetimet për çështjet që kanë ngritur protestuesit. Ai paralajmëroi se, në të kundërt, protestat paqësore mund të zhvendosen edhe përpara godinës së SPAK-ut.

Protesta u mbyll përpara Kryeministrisë, ndërsa më pas pjesëmarrësit vijuan marshimin në disa prej rrugëve të Tiranës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme