Politika 14 June 2026, 14:26 Nga VNA

Ekskursionisti i Berishës i jep zemër protestuesve… nga Facebook-u

Ndaje në Whatsapp
Ekskursionisti i Berishës i jep zemër protestuesve… nga

Ndërsa qindra protestues marshojnë prej ditësh në rrugët e Tiranës, një nga mbështetësit më të zëshëm të tyre vazhdon ta ndjekë ngjarjen nga distanca. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka zgjedhur edhe këtë herë Facebook-un për t’u dhënë zemër protestuesve, duke shpallur se “revolucioni po ndodh” dhe se marshimi i fundit ishte diçka që Tirana nuk e kishte parë kurrë më parë.

Këlliçi, i cili prej ditësh është kthyer në një lloj ekskursionisti virtual të protestës, vazhdon të komentojë me entuziazëm çdo zhvillim nga rrjetet sociale, duke lavdëruar pjesëmarrësit dhe duke parashikuar se nesër do të jenë më shumë, pasnesër edhe më shumë. Ndërkohë, në protestë vazhdojnë të dëgjohen po ato parrulla që nuk kursejnë askënd nga establishmenti politik, përfshirë edhe thirrjen tashmë të njohur “Rama në burg, Berisha në burg”. Por kjo nuk e pengon deputetin demokrat që të shfaqet si tifoz i flaktë i revoltës, edhe pse nga një distancë e sigurt, përmes statusesh dhe emoji-sh entuziaste në Facebook.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme