Politika 13 June 2026, 20:58 Nga VNA

Protesta hyn në ditën e 14-të, përsëriten thirrjet kundër klasës politike

Ndaje në Whatsapp
Protesta hyn në ditën e 14-të, përsëriten thirrjet

Protesta në ditën e saj të 14-të vijoi me ritualin e zakonshëm të grumbullimit në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas para Kryeministrisë. Folësit përsëritën edhe njëherë mesazhin e tyre kundër klasës politike me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg, Shqipëria e re”, ndërsa në foltore u ngjitën edhe aktivistë nga diaspora.

Kërkesat mbetën të pandryshuara, me theks te dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ende nuk është bërë publike një listë e organizatorëve të protestës. Aktivistë të ndryshëm, të cilët prej dy javësh mblidhen çdo mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kënduan edhe këngën që është kthyer në simbol të protestës, “Rama jep dorëheqjen”.

Gjatë tubimit pati edhe thirrje drejtuar SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë për të vijuar punën e tyre. Një nga kërkesat e artikuluara qartë nga aktivisti Arben Kola ishte që Altin Dumani të marrë një mandat të dytë në krye të SPAK-ut.

Protesta u mbyll para Kryeministrisë për t’u zhvendosur më pas në rrugët e Tiranës. Edhe sot, si në ditët e mëparshme, nuk u regjistrua asnjë incident.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme