Politika 12 June 2026, 18:37 Nga VNA

Pa media dhe me lokale të mbyllura, Rama flet në 35-vjetorin e PS ndërsa pak metra larg pritet protesta e qytetarëve

Ndaje në Whatsapp

jhmjhmgjhm.png

Ka nisur ceremonia e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Sheshin “Italia”, ku kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, po mban fjalën e tij para të pranishmëve.

Aktiviteti zhvillohet brenda një perimetri të rrethuar sigurie, ku janë mbledhur drejtuesit më të lartë të socialistëve, deputetë, ministra dhe mbështetës të partisë. Rama është i vetmi folës i parashikuar në këtë aktivitet, ndërsa gjatë ceremonisë po transmetohen edhe materiale filmike kushtuar 35 viteve të Partisë Socialiste.

Në aktivitet nuk është lejuar prania e mediave brenda zonës së rrethuar, ndërsa masat e sigurisë kanë qenë të shtuara. Gjithashtu, lokalet dhe baret në anën e stadiumit “Air Albania” janë mbajtur të mbyllura gjatë zhvillimit të ceremonisë.

Përvjetori i 35-të i PS-së zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pasi vetëm pak qindra metra më larg pritet të nisë protesta e qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme