Politika 11 June 2026, 20:09 Nga VNA

Deputetja e PS del në mbështetje të ish-deputetit të PD-së pas dorëheqjes si rektor

Ndaje në Whatsapp
Deputetja e PS del në mbështetje të ish-deputetit të

Dorëheqja e parakohshme e rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, ka sjellë reagime edhe në radhët e Partisë Socialiste.

Deputetja e PS-së për Shkodrën, Marjana Koçeku, ka shprehur publikisht keqardhjen për largimin e Gjurajt, duke e cilësuar atë si një nga njerëzit që e ka dashur më shumë Universitetin e Shkodrës dhe duke vlerësuar integritetin, vizionin dhe përkushtimin e tij në drejtimin e institucionit.

“Lajmi për dorëheqjen e tij më ngjall keqardhje për qytetin tem. Në një kohë kur universitetet kanë nevojë për personalitete me integritet, vizion dhe kurajë, largimi i tij mund të konsiderohet nji zhvillim jo i mirë”, shkruan Koçeku.

Reagimi merr një peshë të veçantë politike për faktin se Tonin Gjuraj ka qenë më herët deputet i Partisë Demokratike, ndërsa sot mbështetja për të vjen nga një përfaqësuese e mazhorancës socialiste.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar Ministres së Arsimit, Gjuraj argumenton se vendimi i tij lidhet me mosmarrëveshjet me Bordin e Administrimit të universitetit. Ai akuzon bordin për vendimmarrje të njëanshme, shkelje ligjore dhe ndërhyrje që, sipas tij, cenojnë autonominë universitare dhe pengojnë proceset e zhvillimit të institucionit.

Edhe pse Koçeku nuk përmend drejtpërdrejt Ministrinë e Arsimit apo Bordin e Administrimit, ajo kërkon “një reflektim institucional” pas këtij zhvillimi, duke lënë të kuptohet se largimi i Gjurajt nuk duhet parë si një çështje personale, por si një problem që prek vetë universitetin.

Dorëheqja e rektorit vjen pas vetëm dy vitesh në krye të Universitetit të Shkodrës, ndërsa debati mbi autonominë universitare dhe rolin e bordeve të administrimit pritet të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme