Politika 11 June 2026, 12:45 Nga VNA

Balla ironizon pas deklaratës së Petro Koçit për Ballukun: Ditë të nxehta, secili ka këndvështrimet e veta

Ndaje në Whatsapp
Balla ironizon pas deklaratës së Petro Koçit për Ballukun:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-deputetit socialist Petro Koçi, i cili iu referua Belinda Ballukut si “themeluese e korrupsionit”, pas aktivitetit të zhvilluar në Fier me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit për komentet e Koçit ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres, aktualisht drejtuese politike e PS-së në Fier, Balla tha se nuk kishte ndjekur deklaratën në fjalë dhe refuzoi të jepte një vlerësim të drejtpërdrejtë.

“Unë nuk e kam ndjekur deklaratën e Petros dhe refuzoj të komentoj mbi diçka që nuk e kam lexuar vetë. Megjithatë, janë ditë të nxehta dhe temperaturat janë të larta, ndaj secili ka këndvështrimet e veta. Por mendoj se PS e ka Fierin si kryeqytetin e vet. E kam drejtuar këtë qark, kemi fituar gjithmonë në Fier dhe do të vazhdojmë të fitojmë”, u shpreh Balla.

Me këtë deklaratë, kreu i grupit socialist shmangu përplasjen direkte me Koçin.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme