Politika 11 June 2026, 19:13 Nga VNA

Aktivistja kërkon nga SPAK hetimin e Edi Ramës, protestuesit rikthehen para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Aktivistja kërkon nga SPAK hetimin e Edi Ramës, protestuesit rikthehen

Protestuesit janë mbledhur sërish këtë mbrëmje para Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre të përditshme kundër qeverisë dhe klasës politike.

Ndër të parat që mori fjalën ishte aktivistja Sidorela Vatnikaj, një nga zërat më aktivë të ditëve të fundit. Krahas kërkesave për largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës nga politika, Vatnikaj artikuloi edhe një kërkesë të re, duke i bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, kreu i qeverisë duhet të hetohet për dijeninë që mund të ketë pasur lidhur me çështjet që lidhen me dosjet e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. Kërkesa e saj u shoqërua me duartrokitje nga pjesëmarrësit në tubim.

Më pas mikrofonin e morën aktivistë të tjerë dhe qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët shprehën kritika ndaj qeverisë, opozitës dhe institucioneve të drejtësisë. Protesta pritet të vijojë me fjalime të tjera dhe marshimin e zakonshëm në rrugët e Tiranës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme