Politika 11 June 2026, 17:48 Nga VNA

Interpelanca për Bankers përfundon te përplasja për kompanitë e Agron Shehajt, deputeti përjashtohet nga Kuvendi

Ndaje në Whatsapp

fgfgbfgb.jpeg

Interpelanca e kërkuar nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për faljen e gjobës ndaj Bankers Petroleum mori një kthesë të papritur në Kuvend. Në vend që debati të përqendrohej te kompania e naftës, ministri i Financave, Petrit Malaj, vendosi të hapte dosjen e kompanive të vetë interpeluesit.

Me një fletë A4 në dorë, ministri deklaroi se kishte një listë me 17 kompani të lidhura me Shehajn, shumica jashtë Shqipërisë, duke e ftuar atë të shpjegonte se si i nxirrte jashtë vendit fitimet e krijuara në Shqipëri. “Je marrë ti me ne, do merrem dhe unë me ty”, ishte mesazhi politik që shoqëroi prezantimin e dokumentit.

Shehaj nuk u duk i impresionuar nga “zbulimi”, duke kujtuar se kompania IDS është e deklaruar publikisht prej vitesh dhe figuron në deklaratat e pasurisë. “Po na bën sikur ke zbuluar diçka”, iu përgjigj ai ministrit.

Debati u ndez edhe më shumë teksa Malaj vazhdonte të valëviste fletën A4, e cila për disa minuta u kthye në protagonisten kryesore të seancës. Nga Bankers Petroleum, diskutimi kaloi te IDS, te kompanitë e Shehajt dhe më pas te stafi i Ministrisë së Financave.

Në kulmin e përplasjes, Shehaj akuzoi ministrin për kërcënim politik dhe e quajti “maskara”, gjë që mjaftoi që nënkryetarja socialiste e Kuvendit të ndërhynte me masën më të zakonshme të parlamentarizmit shqiptar: përjashtimin nga salla.

Kështu, interpelanca për faljen e gjobës së Bankers Petroleum përfundoi me një debat për kompanitë e Agron Shehajt dhe me largimin e këtij të fundit nga Kuvendi, ndërsa pyetjet për Bankers mbetën diku mes fletës A4 dhe zhurmës së sallës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme