Politika 11 June 2026, 19:22 Nga VNA

Departamenti i Shtetit konfirmon se ka bërë një lëshim nga sanksionet për Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp
Departamenti i Shtetit konfirmon se ka bërë një lëshim nga

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ka lëshuar një përjashtim (waiver) për sanksionin e vendosur ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të përcaktimit sipas nenit 7031(c).

Në një reagim të shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit, thuhet se administrata amerikane ka dhënë përjashtime për disa prej përcaktimeve 7031(c) të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi një veprim i tillë “i shërben një interesi kombëtar të rëndësishëm”.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”, thuhet në deklaratë.

Formulimi i përdorur nga Departamenti i Shtetit nuk flet për heqjen ose shfuqizimin e vendimit fillestar të shpalljes “non grata”, por për dhënien e një përjashtimi nga zbatimi i kufizimeve të vendosura më parë. Deri më tani nuk është bërë publik asnjë dokument tjetër që të sqarojë nëse statusi i Berishës është hequr plotësisht apo nëse bëhet fjalë vetëm për një përjashtim të posaçëm nga sanksionet ekzistuese.

Lajmi vjen pasi më herët gjatë ditës Berisha njoftoi se pas më shumë se pesë vitesh Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t’i heqin pengesat për hyrjen e tij në SHBA.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme