Politika 11 June 2026, 22:16 Nga VNA

Tërheqja zvarrë e qytetarit në Zvërnec? Shalsi: Ngjarje të tilla ndodhin edhe në Amerikë

Ndaje në Whatsapp
Tërheqja zvarrë e qytetarit në Zvërnec? Shalsi: Ngjarje

Deputeti socialist Eduart Shalsi ka komentuar incidentin e Zvërnecit, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga efektivë të sigurisë private, ngjarje që u bë shkëndija e protestave që po zhvillohen prej 12 ditësh në Tiranë.

Sipas Shalsit, raste të tilla nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, duke sjellë si shembull rastet e dhunës policore në SHBA që kanë shkaktuar protesta masive. Ai tha se rëndësi ka reagimi i shtetit pas ngjarjes, duke përmendur shkarkimin e drejtuesve të policisë, revokimin e licencave dhe arrestimet e kryera pas incidentit.

“Po e pikturojmë sikur këto gjëra ndodhin vetëm në Shqipëri dhe jo në vende të tjera. Një shtet kuptohet nga mënyra se si reagon”, u shpreh Shalsi, ndërsa pranoi se protesta që nisi për Zvërnecin tashmë është zgjeruar dhe është kanalizuar drejt një sërë çështjesh të tjera.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme